Suksesi jonë vazhdon të jetë kënaqësia e klientëve tanë
Produkte nga Xhami
Produkte nga PVC
Produkte nga Alumini
M-Technologie, me fabrikën më moderne në vend dhe rajon bënë përpunimin e xhamit për fasada, dyer dhe dritare, dush kabina, aplikime enterieri, kuzhina, ndarje të brendshme, mobilieri etj.
Teknologjitë moderne të punës na e mundësojnë ofrimin e produkteve cilësore dhe të veçanta për tregun global si:
- Temperim-kalitja e xhamit,
- Emajlimi i xhamit,
- Printimi digjital me ngjyra të ndryshme qeramike,
- Arti dekorativ i xhamit,
- Përpunimin e gravurave, fazetave si dhe shpuarjen, gërryerjen dhe lustrimin e tyre në dimensione të mëdha deri 2800mm x 4800mm ku tejkalon standartet e xhamit të zakonshëm.
M-Technologie ofron dyer dhe dritare nga PVC, përmes teknologjisë dhe paisjeve më moderne për përpunimin e plastikës. Programi gjithëpërfshirës i montimit plotëson të gjitha kërkesat aktuale të prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC.
Profilet e plastikës janë të prodhuesve gjerman Profine dhe Schüco dhe janë të shënuara me etiketën "Greenline" që nënkupton përdorimin e elementeve jo të dëmshme për mjedisin jetësor.
Sistemet nga PVC ofrojnë plotësimin e kërkesave fizike ndërtimore si: izolimi termik, izolimi akustik, ajrosja, shfrytëzimi i lehtë i hapësirave, mbrojtje efektive ndaj vjedhjeve dhe pastrim e mirëmbajtje të lehtë.
Linja për prodhimin e dritareve dhe dyerve nga PVC është linjë tërësisht automatike e kompjuterizuar e teknologjisë më të fundit. Llojet e makinave janë nga prodhuesi gjerman Elumatec.
Meqenëse mekanizmi është pjesa më e ndjeshme në funksionimin dhe jetëgjatësinë e elementeve, ne kemi zgjedhur grupin e kompanive gjermane Gretsch-Unitas. Për më tepër se 100 vjet emrat e njohur si BKS (teknologjia e mbylljes), FERCO (mekanizmave), dhe GU Automatik ( sistemi automatik i hyrjeve) ofrojnë një varg të mekanizmave dhe paisjeve të sigurimit të dyerve dhe dritareve gjithnjë me ide të reja dhe të teknologjisë më të fundit.
M-Technologie me fabrikën për përpunimin e aluminit tashmë me përvojë dhjetë vjeçare ofron shumë mundësi për realizimin e elemtenteve të ndryshme.
Teknologjia më moderne e prodhimit na mundëson që të ofrojmë produkte cilësore dhe të veçanta për tregun global si:
- Fasda strukturale
- Fasada gjysmëstrukturale
- Fasada kontinuale
- Fasada ventiluese, dyer dhe dritare me funksione të ndryshme.