Ekspoziturat tona

Info

+383 (0) 38 400 888
+383 (0) 49 777 075
+383 (0) 49 779 994

info@m-technologie.com
shitja@m-technologie.com

Na ndiqni

Rrustem Pacolli

CEO M-Technologie

M-Technologie që nga themelimi është lider i tregut të brendshëm, regjional dhe më gjerë duke ofruar produkte cilësore të standardit evropian, si prodhues i fasadave të varura, dyere, dritareve nga alumini dhe PVC-ja dhe produkteve nga xhami me teknologji plotësisht automatike dhe të kompjuterizuar. 

Kompania jonë duke qenë pjesë e korporatës multinacionale MABETEX GROUP, në vitet e fundit e ka akumuluar një eksperiencë të madhe, duke operuar në tregje të ndryshme, të tilla si Kosova, Shqipëria, Zvicra, Kazakhstani. Në vitet e kaluara në këto vende kemi realizuar fasada dhe element fasade duke përdorur sisteme të aluminit si Schüco, FEAL, METRA etj. Nuk mund të mos e precizoj se ndërtimet e realizuara ishin teknikisht shumë të kompletuara dhe kishin vështirësi realizimi që kërkonte profesionalizëm të lartë.  

Strategjitë dhe politikat tona ndërmarrëse janë gjithnjë të bazuara në ruajtjen e cilësisë së produkteve dhe në ngritje të vazhdueshme të besimit tek klientët tanë. Pikërisht këto strategji na lejuan që t’i realizojmë pikësynimet e parapara, pavarësisht krizës ekonomike globale. Fuqia jonë qëndronte në veçanti në kujdesin që kishin në zgjedhjen e tregjeve, në ruajtjen e bashkëpunimit me partnerët tanë tradicionalë; në ruajtjen e stabilitetit financiar; në investimet, në hulumtim dhe zhvillim të produkteve të reja; në formimin e vazhdueshëm dhe ruajtjen e resurseve njerëzore.

Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar kursimit të energjisë dhe ruajtjes së mjedisit. Për këtë na është mirënjohës i gjithë komuniteti, si dhe institucionet shtetërore.

Duke pasur parasysh se veprojmë në një ekonomi të tregut të lirë, pikësynimet tona primare mbeten gjithnjë rritja ekonomike dhe ruajtja e stabilitetit.

Realizimin e këtyre qëllimeve do ta arrijmë duke u ofruar klientëve tanë produkte inovative me kualitet të lartë dhe një asistencë teknike profesionale. Në “M-Technologie” e aplikojmë një “formulë magjike” nëpërmjet së cilës ideja e klientit shndërrohet në projekt ideor, vazhdon në projekt ekzekutiv, tansformohet në produkt, ekzekutohet dhe montohet në fasadë dhe më në fund përfundon me projekt konstruktiv “as built”. M-Technologie pra ofron zgjidhje “ME QELËS NË DORË” për të gjitha llojet e fasadave, dyerve dhe dritareve nga ALU&PVC-së: si për objekte të mëdha, ashtu edhe për të vogla. Së fundi, me krenari të veçantë po e them se ambiciet tona për këtë vit janë ende më të mëdha se ato të viteve të kaluara.

sqSQ