
Banka Ekonomike – Sheshi “Nëna Tereza”
Projekt i realizuar në Kosovë
Cilësia dhe qëndrueshmëria janë sinonim i punës tonë tash e më shumë se 10 vite. Banka Ekonomike – Sheshi “Nëna Tereza” në Prishtinë, shfaqë elegancën e punës dhe cilësinë e punës së bërë nga M-Technologie. Në formë kubi e mveshur me sistemin e fasadës nga alumini Schüco FS 50 SG shtojnë veçantinë dhe bukurinë e objektit të Bankës Ekonomike, në qendër të Prishtinës. Banka Ekonomike është e vendosur afër Swiss Diamond Hotel Pristina, përballë Qeverisë dhe Parlamentit si dhe vetëm disa hapa larg Teatrit Kombëtar dhe Zyrës Qëndrore të Këshillit Evropian. Bankë e orientuar në rritje të qëndrueshme dhe kualitative, shërbime cilësore dhe standarde të larta profesionale.