M-Technologie është fabrikë e madhe dhe moderne me eksperiencë tani më 11 vjeçare në projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave, dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC-ja, përpunimin e xhamit dhe prodhimin e kanaleve të ventilimit.
Fabrika M-Technologie, në strukturën organizative përbëhet nga sektori i projektimit, prodhimit, montimit dhe administrata. Në M-Technologie punojnë mbi 200 punëtorë.
I tërë procesi i prodhimit bëhet në një hapësirë shumë moderne, të gjerë dhe të përshtatshme për punë. Fabrika me sipërfaqe të mbuluar prej 20’000 m² ndodhet në fshatin Lebanë, në një truall prej 30 hektarësh.
M-Technologie është anëtare e kompanisë me renome ndërkombëtare, “MABETEX GROUP” me seli në Lugano të Zvicrës.